“Zbulohet” emri i arbritrit të ndeshjes Luftëtari- Vllaznia. Ai është Blerim Ziri nga Fushë- Kruja. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik emrat e arbitrave për ndeshjen e sotme dhe përveç Zirit, do të jenë edhe dy asistentët po nga Fushë- Kruja, Endrit Veseli dhe Erind Burgu. Arbitër i katërt do të jetë lushnjari Laver Alla ndërsa delegat i FSHF-së Uvil Zajmi dhe vëzhgues Mikel Shestani.

Kjo do të jetë “trupa” gjykuese e takimit të sotëm dhe natyrisht që shpresohet për drejtësi nga ana e tyre. Shkodranët nuk kanë patur as më të voglin pretendim për dy ndeshjet e para të kampionatit dhe shpresojnë të njëjtën gjë edhe sot. Takimi Luftëtari- Vllaznia do të nisë në orën 14.00 në stadiumin e qytetit të Gjirokastrës dhe kuqeblutë padyshim që do të tentojnë të marrin pikë.

www.shkodrasport.com