Pas një sezoni ku besimi te futbollistët e Akademisë ishte pothuajse zero, Vllaznia e ka ndryshuar shumë pikëpamjen për të ardhmen dhe ka nisur të besojë edhe tek të rinjtë e rritur në gjirin e tyre.
Rejan Alivoda është padyshim zbulimi i madh i kuqebluve në këtë start sezoni. Edhe pse i duhet akoma shumë punë, mesfushori ka treguar rritje në lojë minutë pas minute që kalon në fushë, sidomos dje ndaj Egnatias, ku tregoi që nuk i mungon pjekuria për të luajtur edhe si titullar.
Alivoda ka aftësi shumë të mira me topin në këmbë dhe është mjaft i saktë kur e ka topin në zotërim. Megjithatë, përpara e pret një rrugë e gjatë akoma.
Dje ndaj Egnatias tregoi se është një mesfushor me shumë të ardhme, por të presim dhe të shohim vazhdimësinë. Në fushë u shfaq plot autoritet, duke të krijuar përshtypjen se kishte kohë që luante me ekipin e parë, megjithatë ai ka ende për të mësuar sepse e ardhmja është e sigurtë se do të flasë për të.
Maringlen ZHIVANI