HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznisë i mungoi goli në Kupë, por jo shkodranëve. Ata tundën rrjetat...

Vllaznisë i mungoi goli në Kupë, por jo shkodranëve. Ata tundën rrjetat plot pesë herë sot

Vllaznia sot nuk ka arritur të shënojë dhe për rrjedhojë ndaj një goli të vetëm të kundërshtarit, është eliminuar nga vazhdimi më tej në Kupën e Shqipërisë.

Por nëse ka ndodhur kështu me kuqebutë, në fakt futbollistët shkodranë të ekipeve të tjera kanë rezultuar të suksesshëm për ekipet e tyre. Ato kanë shënuar plot pesë gola në takimet e sotme.

Në ndeshjen Partizani- Kastrioti (3-0), dy prej tre golave të shënuar nga të kuqtë mbajnë firmën e futbollistëve shkodranë, pikërisht të Rubin Hebajt në minutën e 34-të dhe të Erald Çinarit në minutën e 64-të.

Ndërkohë në ndeshjen Teuta- Lushnja (4-0) dy prej katër golave të durrsakëve mbajnë firmën e mesfushorit shkodran Uendi Vecaj, nje lojtar qe ndoshta meriton me shume minuta edhe ne kampionat sepse po tregon vlera me Teuten.

Edhe në ndeshjen Laçi- Bylis (3-0) ka patur gol shkodranësh. Pikërisht në minutën e 9-të ka qenë Ndriçim Shtubina që me 11-metërsh ka kaluar në avantazh ekipin e tij, çka i hapi më pas rrugën ekipit të tij për kualifikim.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments