Sot ne Vlore eshte zhvilluar nje ceremoni festive per te festuar titullin “Vlora, Qyteti Europian i Sportit per vitin 2024”. Ne te kane marre pjese drejtuesit e pushtetit lokal, deputetet e ketij Qarku, por njekohesisht edhe drejtuesit e te gjitha Federatave Sportive qe kishin ardhur nga Tirana.
Keta te fundit kishin marre me vete edhe disa sportiste elitare dhe ne total numri i te pranishmeve ne sallen e Teatrit “Petro Marko” nuk ka qene me i madh sesa 30-40 vete ndonese kishim te benim me nje ngjarje shume te rendesishme sportive per kete qytet!!!
Kuptohet qe kjo shifer e tregon me se miri ate se çfare eshte sporti per kete qytet, megjithese ndoshta i ndihmuar edhe nga politika aplikoi dhe fitoi te drejten per te qene ai “Qyteti Europian i Sportit” per vitin qe vjen.
Ne Shkoder sigurisht qe nuk jane ndier mire per kete gje sepse nese Tirana si kryeqytet e meritonte deri diku te ishte “Qyteti Europian i Sportit per vitin 2023”, pas saj padyshim qe Shkodra duhej ta merrte stafeten. Ne fakt nuk dihet saktesisht nese ia kujtuar kush apo jo drejtuesve te Bashkise se duhej bere ky aplikim prane strukturave perkatese europiane.
Tashme Vlora e ka fituar kete te drejte per vitin qe vjen. Kryeqendra e Veriut dhe vendlindja e thuajse te gjithe sporteve duhet te nise heret punen per ta fituar ajo te drejten qe ne vitin 2025 te jete “Qyteti Europian i Sportit”. Gjate ceremonise se “Me te Mireve” te organizuar nga “Shkodra Sport”, pushtetareve lokale ua kujtuam kete gje dhe tashme presim reagimin e tyre.
Shkodra e meriton kete gje, ndoshta edhe me shume sepse i ka dhene shume Shqiperise. Tashme ka ardhur momenti per te treguar se ketij qyteti duhet t’i dale dikush per Zot./SHKODRA-SPORT.COM/