Me Kupën e FSHV-së, sot do të ngrejë zyrtarisht siparin edicioni 2024-2025 në volejbollin shqiptar, teksa kompeticioni kolaudues që do të mbahet në sallën e Farkës do të hapet me gjysmëfinalet e meshkujve.
Takimi i parë do të jetë në orën 17:00 ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë, ndërsa në orën 19:00 do të përballen kampionët e Partizanit dhe Studenti. Finalja e meshkujve do të luhet të dielën në orën 19:00.
Vllaznia e Artan Kalajes sigurisht qe do te futet ne takimin e sotem me qellimin e qarte per ta fituar ndeshjen dhe per te shkuar ne finale. Pergatitjet e ekipit kane shkuar ashtu si duhet dhe tashme mbetet te konkretizohet me nje paraqitje te mire ne kompeticionet zyrtare qe organizon FSHV duke nisur nga kupa e saj.
Kuqeblute kane ruajtur te njejten perberje dhe kuptohet me lojtaret e rinj tashme me me shume pervoje ne rradhet e tyre, do te tentojne te bejne mire dhe kete fillimisht do te tentojne ta bejne sot ndaj Tiranes.