Pas ekipit te meshkujve, edhe ai i femrave te volejbollit te Vllaznise e ka mbyllur pasditen e sotme kampionatin pasi eshte mundur edhe ne gjysmefinalen e dyte, po ndaj te njejtit kundershtar, Partizanit.

Vajzat kuqeblu kishin humbur tre dite me pare 0-3 ne Tirane ndaj kesaj skuadre dhe me te njejtin rezultat jane mundur edhe sot pasdite ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Por ndryshe nga sfida e pare, Vllaznia kete here ka bere nje paraqitje me te mire duke u munduar deri diku ta rivalizonte kundershtarin, i cili siç dihet ka nje skuader te kompletuar me shume lojtare cilesore, madje edhe te huaja ne rradhet e saj.

Keshtu, seti i pare eshte mbyllur 25-21 per Partizanin, qe ne te dytin fiton me lehte me rezultatin 25-13 dhe ne te tretin serish dominon teksa fiksohen shifrat 25-21 dhe ne kete menyre e ka fituar krejt ndeshjen duke u kualifikuar kesisoj per ne finale ku do te ndeshet me ekipin e Skenderbeut.

Nderkohe rrugetimi i Vllaznise eshte mbyllur sot teksa ajo e ka arritur objektivin e saj me kualifikimin ne gjysmefinale. Sigurisht qe me buxhetin dhe perberjen qe kishte, nuk mund te bente me shume dhe per kete arsye, tashme drejtuesit e saj duhet te mendojne per te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/