Vllaznia e volejbollit te femrave merr nje tjeter fitore te veshtire, por shume te rendesishme ndaj nje rivali si Pogradeci. Ne ndeshjen e luajtur pasditen e djeshme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe eshte fituar nga shkodranet me rezultatin 3-2.

Kane qene ato te cilat e fituan setin e pare ne shifrat 25-22. Por Pogradeci reagon dhe arrin te fitoje te dytin 25-18, duke barazuar gjithçka. Miket nuk mjaftohen me kaq dhe fitojne edhe te tretin 25-20 duke kaluar ne avantazh.

Kjo gje nuk solli zhgenjim tek vajzat kuqeblu, perkundrazi ato reagojne menjehere dhe arrijne te fitojne setin e katert me shifrat 25-18, duke e çuar keshtu ndeshjen ne set final. Ne kete te fundit ata luajne serish me mire dhe arrijne ta fitojne.

Ne fund do te fiksohej rezultati 15-10 dhe ne kete menyre Vllaznia do ta fitonte krejt ndeshjen me rezultatin 3-2. Pas javes se 10-te te kampionatit ajo eshte ngjitur ne kuoten e 13 pikeve duke mbajtur vendin e peste ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/