Vllaznia në volejboll për meshkuj është mundur në ndeshjen e rradhës të vlefshme për javën e katërt të Kupës së Shqipërisë. Ajo është ndeshur në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” me Erzenin dhe është mundur me rezultatin 3-1.

Duhet thënë se ka qenë një përballje shumë e rivalizuar. Shijakasit e fituan setin e parë 25-20 ndërkohë që Vllaznia reagoi në të dytin duke fituar me të njëjtin rezultat dhe duke barazuar numrin e seteve në 1-1.

Ndërkohë në setin e tretë ka shumë rivalitet dhe ai do të mbyllej me shifrat 26-24 në favor të Erzenit. Ai do të fitonte edhe setin e katërt 25-21 dhe si rrjedhojë fiton edhe gjithë takimin me rezultatin 3-1.

Pas kësaj ndeshje tashmë Vllaznia dhe Erzeni janë barazuar me nga 6 pikë secila dhe mesa duket do të jenë përballjet e tyre me Tiranën ato që do të vendosin se kush do të jetë skuadra e dytë nga grupi B që do t’i shoqërojë bardheblutë për në turin gjysmëfinal të Kupës.