Opinion nga Jozef SERMI

 

Na gezoi shume lajmi i shpalljes se atletit Smajlaj Kampion Europe. U mbushen mediat sociale, te shkruara e vizive me lajmin, me urime e me patriotizem. Entuziazem i merituar. Ne fund te fundit nje shqipetar Kampion Europe na gezon te gjitheve. Te gezon ai lajm por edhe te ben te reflektosh pse jo edhe te revoltohesh. Jo me Izmirin se ai dha gjithçka e do vazhdoje te japi gjithçka, as me Prof. Vildanin qe ka dhene gjithçka gjithe karrieren e vet dhe tani ka prekur enderren e çdo trajneri ( te stervise nje sportist qe shpallet i arte ne Kontinent). Revolten e kam me sistemin, me burokracite, me mentalitetin, me lenien pas dore te sportit ne Shqiperi.
Te gjith e urojme Izmirin por askush nuk pyet si shkove deri ne podium. Sa saktifica ke bere o djale? Sa qejfe te moshes ke lene pa ndjekur per te derdhur djerse ne stervitje? Sa nete ke zbardhur kur ke pasur demtime? Sa sakrifica ka bere familja jote per ty deri tani? Sa here ke luftuar me veten per te vendosur ta vazhdosh apo ta lesh sportin se ketu s’ja vlen ma te vazhdosh? E sa e sa pikepyetje te tjera qe fatkeqesisht i kemi ne ne Shqiperi.
Sa te pabarabarte shkojme ne turne e kampionate Europiane e Boterore, nganjehere aq te pabarabarte sa te vjen turp. Turp qe kapercehet me egon e madhe, mosheqjen dore, e deshiren per te bere diçka te mire per veten, qytetin e vendin. Sa Izmirë ka Shkodra e Shqiperia? Besoj qe me dhjetra, djem te talentuar e qe jane gati te sakrifikojne per te arritur dikund e per te lene gjurme. Por pse vetem Izmiri? Mendoj e besoj se eshte kampion pasi ka fituar garen me te madhe, garen me vetveten. Kane arritur qe te gjitha pikepyetjet t’i shnderrojne ne force, gjitha veshtiresite i kane ngacmuar egon dhe dhene ate stimul qe vetem ato qe e kane provuar e kuptojne.
Ka me shume mundesi ky vend per perfaqesim dinjitoz, rastet jane por fatkeqesisht te rradha. Na duhen keta djeme se kane mbetur te vetmit ambasador serioz te vendit tone. Per me teper kane mbetur te vetmit impulse pozitive ne nje shoqeri qe dita dites po semuret.
Per te mos u zgjatur…
Ky djale ka shume vite qe investon ne karrieren e tij, ka per te dhene perseri per kete vend me rezultate te larta. Po vendi i tij cfare ka bere per te? Po vendi i tij cfare do beje per te? Po presim pasi ka me dhjetra sportiste qe skane arritur ende Izmirin por qe po punojne fort ta arrijne e duan te shohin ia vlen te merresh me me sport apo te merren me ndonje “sport tjeter”.