Vllaznia e volejbollit të meshkujve ka gjetur një tjetër fitore në kampionat. Një gjë të tillë e ka arritur ditën e djeshme pas përballjes që ka patur me ekipin e Elbasanit, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, duke fituar me rezultatin e pastër 3-0.
Në fakt, pavarësisht këtij rezultati, duhet thënë se ka qenë një takim me rivalitet në të tre setet e tij.
Kështu, në të parin është Vllaznia që fiton 25-18. I dyti ka edhe më shumë konkurrencë, por në fund fiton sërish ekipi vendas me rezultatin 25-21.
Fitorja e këtyre dy seteve do ia lehtësonte disi punën në të tretin që fitohet sërish prej Vllaznisë, këtë herë në shifrat 25-20. Në këtë mënyrë, i gjithë takimi është mbyllur me fitoren e ekipit shkodran në shifrat 3-0.
Maringlen ZHIVANI