Sulmuesi legjendar i Brazilit, Ronaldo “Fenomeni”, ka dhënë një intervistë surprizuese për “DAZN”, duke treguar për problemet që ka kaluar në jetën e tij.

Ai tregon se ka vuajtur nga depresioni për një kohë të gjatë dhe prej dy vitesh e gjysmë është trajtuar me terapi të ndryshme.

“Po, unë kam vuajtur nga depresioni. Sot unë po bëj një terapi. Janë bërë dy vite e gjysmë që unë e kam filluar dhe tani e kuptoj se sa mirë ndihem në krahasim me më parë.

Kur shikoj pas, kam kuptuar që ne na ka pushtuar një stres vërtet i madh. sot, në epokën e internetit, futbollistët janë më shumë të përgatitur, vizitohen, marrin ndihmën e nevojshme.

Më parë këto gjëra nuk ekzistonin dhe stresi mund të mbërthente për tërë jetën”, ishin fjalët e “Fenomenit”.