U ndertua per te qene pretendent ne Ligen e dyte, por Vushtrria e Samuel Nikaj e ka mbyllur gjysmen e pare te kampionatit te Liges se Pare ne vendin e pare ne renditje duke u shpallur “kampion dimri”.
Ky ka qene verdikti i ndeshjeve te sotme, te vlefshme per javen e 14-te te ketij kampionati. Skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran ndonese kishte nje transferte te veshtire ndaj ekipit “Ramiz Sadiku” ka fituar me rezultatin 1-0 fale golit te shenuar nga futbollisti Maxhuni.
Vushtrria ka perfituar nga barazimi 0-0 i dy skuadrave te tjera pretendente, Ferizajt dhe Arberise dhe kesisoj me 26 pike te grumbulluara, ajo mban vendin e pare ne gjysmen e pare te kampionatit.
Nje sukses mese i merituar nga ky ekip i cili siç thame, nuk ishte ndertuar per ne te tilla nivele, megjithate pa shume zhurme, ia doli te ishte i suksesshem dhe tani e sheh veten si pretendenti kryesor per ngjitjen ne Superlige.
Ne Vushtrri nje pjese te madhe te ketij suksesi ia dedikojne ketij trajneri i cili fale punes se tij te shkelqyer, taktikave te tij, ia doli te ishte ne krye./SHKODRA-SPORT.COM/