Në vitin 2007 ishte Arsene Wenger ai i cili e quajti Jose Mourinhon si “trajner i çeqeve”, duke iu referuar shpenzimeve të mëdha që ai bën, ndërkohë tekniku portugez ia ktheu më vonë duke i thënë “specialist në dështime”.
Lufta në distancë mes fjalësh është shoqëruar edhe me përleshje fizike, teksa në tetor të vitit 2014 dhe u konfrontuan në ‘Stamford Bridge’.
Por, me largimin e Arsene Wenger nga bota e futbollit dhe me Jose Mourinhon e papunë takimi i vetëm i mundshëm mund të ndodh vetëm në një studio televizive.
Dhe, ashtu pritet të ndodh, pasi që beIN Sport ka konfirmuar se do ketë në studion e tyre për të analizuar finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpool dhe Tottenham që do të zhvillohet në Wanda Metropolitano të Madridit.
Që nga hera e fundit kur ata u përplasën mes tyre raportet ishin vazhdimisht të tensionuara. Lufta në dhomat e konferencave bëhej gjithnjë e më interesante kur dy protagonistët shfaqeshin për të komentuar raportet ndërmjet tyre.
Ndërhyrja e Sir Alex Ferguson ishte e nevojshme për ti rregulluar disi raportet ndërmjet dy personazheve karizmatike në ishull.Ballafaqimi i tyre në beIN Sport po pritet me kërshëri të madhe nga shumë ndjekës të futbollit.
