Vllaznia nuk është duke menduar vetëm për merkaton e verës. Shkodranët kanë afruar disa lojtarë të rëndësishëm, ndërsa kanë “prenotuar” edhe Abdurrahman Fangaj për në muajin janar.

Ish-lojtari i Laçit u dëmtua vitin e shkuar në 16 korrik dhe prej atehere nuk ka shkelur në fushë, pasi u detyrua të operohej në Kroaci.

Nga sa behet e ditur, palët kanë rënë dakord që në rast riaftësimi me ndihmën e stafit mjekësor të Vllaznisë, shkodrani do t’i bashkohet kuqebluve në mbrojtje, kjo vetëm në merkaton e janarit.

Nese ndodh keshtu, atehere mund te konsiderohet nje investim i rendesishem megjithate per momentin e rendesishme eshte qe lojtari te kaloje sa me shpejt fazen e rikuperimit dhe te nise stervitjen.

Pasi te ndodhe kjo, pastaj do te mendohet edhe per gjerat e tjera. E rendesishme eshte qe tek Vllaznia gjerat kane filluar te levizin per mire dhe drejtuesit e saj nuk po mendojne vetem per te sotmen, por edhe per te ardhmen.