Pasditen e sotme ka perfunduar perzgjedhja e elementit qe do te formoje Vllaznia U19 ne sezonin e ri. Siç eshte bere e ditur, ne stervitjen e ketyre diteve kane qene te pranishem rreth 40 futbolliste nga te cilat do te perzgjidheshin 25 me te miret, ata qe do te federohen me pas per sezonin e ri futbollistik.
Pas vleresimit te bere per secilin futbollist nga te gjithe trajneret e Akademise ne ndeshjen e kontrollit te para 4 diteve, sot eshte zhvilluar nje test tjeter ku te pranishem per te dhene vleresimet e tyre kane qene edhe trajneret e ekipit te pare me ne krye Brdariç si dhe drejtori sportiv Djarmati.
Me pas, te gjithe ata mesohet se jane mbledhur ne zyrat e klubit per te dhene vleresimet perfundimtare per 25 lojtaret qe do te federohen me ekipin Vllaznia U19. Ja njoftimi i Akademise Vllaznia per kete çeshtje:
“Pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” është zhvilluar një tjetër ndeshje testuese për futbollistët e ekipit U19. Për të bërë vlerësimin përfundimtar të tyre, kanë qenë të pranishëme dhe drejtori sportiv Matko Djarmati si dhe gjithë stafi teknik i ekipit të parë, Thomas Brdariç, Elvis Plori, Safet Osja e Ideal Lekiqi.
Pas përfundimit të ndeshjes, të gjithë ata sëbashku me dy drejtuesit e Akademisë Qashif Hoxha e Alban Neziri si dhe dy trajnerët e ekipit U19 Luan Zmijani e Gjon Kola, janë mbledhur në zyrat e klubit për të bërë edhe vlerësimin përfundimtar për secilin lojtar.
Tashmë, gjithçka është e qartë dhe të gjithë sëbashku kanë bërë edhe përzgjedhjen e 25 futbollistëve që do të jenë pjesë e Vllaznia U19 në sezonin e ri futbollistik”.