Edon Hasani u largua nga Tirana për një ofertë mjaft të mirë që pati nga Turqia dhe veçanërisht nga klubi i Ligës së Dytë, Ankara Kexhiorenguçu.

Por, në ditët e para turke, Edon Hasani ka dëmtuar ligamentin dhe i është dashur që të bëj një ndërhyrje kirurgjikale jo të lehtë.

Pak ditë më parë ka kryer operacionin në Tiranën dhe duket se tashmë ka nisur edhe fazën riaftësuesë, të cilën po e ndjek doktori i mirënjohur, Ervin Kapaj, që ka qenë edhe fizioterapist në radhët e skuadrës së Flamurtarit, por në duart e të cilit përfundojnë edhe lojtarët e Kombëtares sonë.

Ndërkohë, që klubi turk i Hasanit është duke synuar edhe disa lojtarë të Superiores, e madje edhe të huaj që kanë spikatur në sezonin e shkuar./Vipsport/