Lojtari i tërhequr nga futbolli kohët e fundit Xabi Alonso mund të futet në burg pasi është akuzuar për mashtrim taksash.

Prokuroria spanjolle ka deklaruar se ai rrezikon një dënim pesëvjeçar dhe një gjobë 4 milionë euro, sipas raporteve të Reuters.

Alonso, i cili në karrierën e tij ka luajtur te Real Sociedad, Liverpool, Real Madrid dhe Bayern Munich, mesa duket ka mashtruar për 2 milionë euro shtetin spanjoll midis 2010 dhe 2012.

Nuk është një çështje e panjohur që lojtarët do akuzohen për mashtrime taksash në Spanjë. Ish-trajneri i Real Madrid Jose Mourinho, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë vetëm disa nga emrat e personazheve të futbollit që janë akuzuar nga autoritetet spanjolle.

Messi-t iu dha një dënim 21 muaj burg për evazion taksash në korrik të s017, por më pas dënimi i tij u ndërrua me 180,000 euro gjobë.

Prokuroria ka sugjeruar se dënimi të jetë i njëjtë si për Alonso ashtu edhe për këshilltarin financiar të tij Ivan Zaldua.

Sipas Sky Sports, Alonso ka mohuar mashtrimin./telesport/