Vllaznia barazoi 1-1 me Teutën, në sfidën për javën e 11-të të Kategorisë Superiore. Presidenti i shkodranëve, Alban Xhaferri pati një lidhje me Fax News, ku foli për këtë 90 minutësh.

Ai tha se skuadra e Brdariç meritoi fitoren, madje me rezultat të thellë. Diçka u tha edhe për titullin e mundshëm.
“E gjithë ndeshja u dominua nga Vllaznia. Nuk e patëm fatin të shënojmë. Edhe Hoxha pati shanse. Barazimi ishte një rezultat normal, për mënyrën sesi shkuan gjërat.

Vllaznia meritoi të fitonte, madje bindshëm. Ishte e vështirë pasi luanim ndaj një ekip kampion. Me këtë barazim, ekipi ka arritur një harmonizim. Shpresoj që të ecim kështu. Ndaj Partizanit do jetë një sdifë që duhet kaluar.

Titulli? Ka sfida të mëdha përpara. 7 pikë nuk janë shumë. Në ndeshje direkte tregohet forca. Nuk është vetëm Tirana për titull” – tha ai./newsport/