Qe prej mbremjes se djeshme, gjeja per te cilen flitet me shume te Vllaznia eshte padyshim kenga e Sidrit Bejlerit. Ka edhe nga ata qe kritikojne per kohen kur ajo eshte bere, megjithate e pergjithshmja eshte se te gjithe kane vleresuar tekstin shume te gjetur, muziken dhe çdo gje tjeter qe ka te beje me kete keng- himn per Vllaznine.

Nje nga njerezit qe e ka mbeshtetur qe ne fillim idene per krijimin e kesaj kenge ka qene edhe sponsori Alban Xhaferi.

Ai ka pranuar me kenaqesi te flase me gazetarin Andi Gjurgjej dhe te jape nje prononcim per “Shkodra Sport” ne lidhje me kete ide duke dhene nje interviste te shkurter per gazeten tone:

– Si lindi ideja, bashkepunimi me kengetarin e njohur Sidrit Bejleri dhe realizimi i kenges per Vllaznine?

“Ishte një inisiativë e Sidritit. Si miq të vjetër dhe tifoza të zjarrtë dhe të vjetër menduam që t’i dhurojmë qytetit një këngë të re për Vllazninë. Pastaj Sidriti është marrë me realizimin bashkë me të tjerat dhe unë i kam mbështetur.

Qëllimi i këngës së re duhet të jetë motivim për lojtarët dhe kënga është një vlerë për Vllazninë dhe për qytetin që duam ta kthejmë në një himn, pa dashur aspak të anashkalojmë dhe këngët e tjera që jane bërë ndër vite për Vllazninë”.

– Mendon se kenga e re e Vllaznise do t’i sjell fat ketij ekipi?

Ne dashtë Zoti po.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ