Ne Shkoder ka shume komente ne lidhje me lojtaret e afruar ne merkaton e janarit. Deri te merkuren shumekush kerkonte qe mesfushori malazez Kaleziç te luante nga fillimi dhe stafi teknik ia dha kete mundesi, por ai thuajse nuk beri asgje ndaj Teutes.

E kunderta ndodhi me Cisse dhe Nyavedji qe u aktivizuan ne minutat e fundit dhe i dhane gjalleri lojes se skuadres. Pyetja qe shtrojne te gjithe eshte nese keta lojtaret e ardhur ne merkaton e janarit vlejne apo jo.

Kesaj pyetje i ka dhene pergjigje drejtori sportiv Matko Djarmati qe ne nje prononcim per mediat eshte shprehur ne kete menyre:

“Nuk kam ndonje peng. Gjithmone kur mbaron nje pune mendon se kishim mundesi te benim me mire apo me keq. Po shoh se edhe ekipet e tjera e kane te veshtire t’i ingranojne lojtaret qe kane marre ne janar.

Megjithate une mbetem i mendimit se kemi afruar lojtare cilesore dhe ne keto jave qe kane mbetur jam i bindur se ata do te tregojne sa vlejne per Vllaznine”