Vllaznia-Partizani është ndeshja e parë që hap javën e 30-të të kategorisë Abissnet Superiore. Sfida në fjalë luhet pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës duke filluar nga ora 16:45.
Ish futbollsti i njohur shkodran që ka fituar trofe me Vllazninë, Altin Xhahysa, ne kete pragndeshje ka dhene mendimin e tij per ecurine e kuqebluve teksa ka dhene nje prononcim per RTSH Shkodra. Sipas tij, gjatë ecurisë së sezonit aktual, në kampin kuqeblu ka pasur reagime të vazhdueshme në lidhje me gjykimet në dëm të Vllaznisë, gjë të cilën e pohon edhe vetë Xhahysa.
“Rezultatet e skuadres ne ndeshjet e fundit nuk kane qene ato te duhurat dhe shembulli me i mire jane 7 ndeshje pa asnjë fitore, dhe të merresh atë pjesën tjetër ku unë po kapi atë të pjesës së sulmit ku unë kam luajtur, ka shumë pak gola. Pra, nuk mund ta quajë mosbesim të lojtarëve, sepse këto lojtarë ishin ato që e çuan Vllazninë aty ku ishte, aty ku e meriton të jetë Vllaznia.
Por, them që duhet të shikohet shumë ana psikologjike dhe harmonia që është gjëja më kryesore që ekziston tek një ekip, dhe të jenë të bashkuar, sidomos në këto ndeshjet e fundit. Shpesoj, që të mos jetë ashtu, por duke parë që në ekip janë tre çerekët futbollistë jo shkodranë, të cilët duke tentuar të ruhen edhe nga dëmtimet në javët e fundit, mund ta pësojë skuadra.
Normalisht, kur janë ndeshje të tilla si me kjo me Partizanin, me Tiranën, janë ndeshje të bukura për me u ndjekë. Dhe, gjithmonë është ajo shprehja që të fitojë ekipi i Vllaznisë.
Po duhet ta pranojme edhe faktin qe në këtë kampionat Vllaznia është penalizuar nga arbitrat. Dhe penalizimi i arbitrit është një gjë e rëndë, por të them të drejtën, nuk kam parë reagimin tek ekipi, kjo më shqetëson mua, jo arbitrimi. Sepse arbitrimi dihet, jemi në Shqipëri, duhet të flasim realitetin ashtu siç është. Por, të them, të drejten, në një kohë që e din, jo sot, por ka qënë gjithmonë, edhe atëherë kur kam luajtur unë me Vllazninë, ne kemi luajtur kundër Partizanit, Tiranës, Dinamos, 11 kundra 14-të, duhet të reagosh.
Prandaj, duke e ditur se je 11-të kundër 14-tëve, ti je i detyruar që të mobilizohesh, jo një qind për qind, por 150 përqind. Dhe, kjo nuk është sot tek Vllaznia, sepse është ndeshur edhe herë të të tjera. Megjithatë, shpresoj që duke u bazu edhe tek ndeshja e fundit që u pa një farë reagimi pozitiv, të kemi sukesin e duhur. Por, janë disa gjëra që mua nuk më pëlqejnë, që ekipi të ndryhet në atë mënyrë në minutat e fundit në 16-tëshe, kjo nuk më pëlqen, sepse Vllaznia nuk është mësuar në këtë mënyrë.