Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREXhelal Mziu, ekspert parashikimesh. Gjeti edhe rezultatin e Vllaznia-Laçi

Xhelal Mziu, ekspert parashikimesh. Gjeti edhe rezultatin e Vllaznia-Laçi

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, është kthyer në ekspert parashikimesh të rezultateve të Kategorisë Superiore.

Pak kohë më parë, ai parashikoi saktësisht fitoren e Teutës ndaj Laçit në një studio televizive dhe sot, ka bërë edhe më mirë.

Para ndeshjes mes Vllaznisë dhe Laçit, ai ka deklaruar për “Panorama Sport” se kishte ide të qarta se si do të mbyllej takimi.

“Ndeshjen sot e fiton Vllaznia me rezultatin 1-0” ishte parashikimi i kryebashkiakut të Kamzës.

Fjalët e tij kanë rezultuar të sakta, pasi ndeshja u mbyll me fitoren 1-0 të shkodranëve, falë golit të Xhevahir Sukajt që në minutat e para të takimit me penallti. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments