Tjetër fitore për Vllaznia U15 në turneun e Selanikut dhe ajo është shumë pranë kalimit në finalen e këtij turneu.

Edhe në takimin e dytë, djemtë e drejtuar nga trajneri Ylad Pirani kanë treguar dominimin absolut ndaj kundërshtarit me emrin “Shooters” duke e mundur atë me rezultatin e thellë 5-0.

Në takimin e dytë, atë të luajtur pasditen e sotme, kuqeblutë e vegjël kanë treguar një nivel të lartë duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren.

Dy prej golave të kësaj fitoreje të thellë i ka shënuar mesfushori Arval Maliqi, ndërsa të tjerët kanë patur për autorë Rekajn, Kodrën dhe Cinin.

Me këtë fitore dhe me golaverazhin e shkëlqyer 11-0, ekipi Vllaznia U15 mban vendin e dytë në grup ndërkohë që me pikë të barabarta me të është PAOK por me golaverazh më të dobët.

Për këtë arsye, ndeshja direkte që do të luhet nesër në mes këtyre dy ekipeve, do të vendosë dhe fatin e vendit të parë. Vllaznisë i mjafton edhe barazimi për të ruajtur vendin e parë dhe për të shkuar në finalen e këtij turneu.

Ndërsa në rast humbje pastaj ekipi shkodran do të luajë finalen për vendin 3-4. Kjo është një tjetër paraqitje e mirë e ekipeve të Akademisë Vllaznia sepse një muaj më parë, Vllaznia U12 u shpall fituese po e këtij turneu ndërsa ajo U14 zuri vendin e dytë.
© shkodrasport.com