Jurgen Klopp u shpall kampion i Europës me Liverpool dhe u rendit në vendin e dytë në Premier League. Kjo paraqitje e mirë e “reds” sezonin e fundit është edhe për meritë të trajnerit gjerman, që diti të evidentojë dhe investojë ashtu si duhet në merkato. Te Liverpool erdhën portieri Alisson dhe mbrojtësi Van Dijk, duke përforcuar edhe më shumë një grup kampionësh.

Natyrisht që nuk ka qenë e lehtë për Klopp të sjellë në Liverpool më të mirët, pasi ka paguar shumë për t’i patur në dispozicion. Pikërisht kjo merkarto e çmendur dhe çmime që rriten vazhdimisht shqetëson trajnerin. “Kur isha në Gjermani, më dukej sikur Bayern Mynih ishte një pus që nuk kishte fund. Çdo sesion të merkatos harxhonte shumë. Sikur kishte gjithnjë 100 milionë stërlina në dispozicion”, thotë Klopp.

“Në një kampionat, kur ke kaq shumë diferenca në merkato me rivalët, kjo s’jell edhe prishje të garës, pasi shumë skuadra nuk mund të shpenzojnë kaq shumë parà. Merkato ka ndryshuar më shumë nga sa kisha menduar. Po shkojmë drejt asaj që kisha frikë: Futbolli po kthehet më shumë në një çështje parash dhe biznesi. Ky nuk është futboll, nëse kjo gjë vazhdon kështu, do të largohem përgjithnjë”, tha Klopp.

“Unë ndihem njësoj si dikur, i gjallë dhe jetoj me futbollin. Siç kam bërë gjithnjë”, thotë Klopp, që pranon se merkato e bën një ekip më të fortë. “Liverpool është një klub ambicioz. Nëse nuk shpenzon në merkato kaq shumë parà sa ekipet e tjera rivale nuk do të jemi në gjendje të rivalizojmë me ta. Të gjithë shpenzojnë shumë ndaj edhe ne duhet të veprojmë si ata”, thotë Klopp./telesport/