Stiven Xherard konfirmon se janari do të ketë muaji ku shumë lojtarë do të largohen nga Rejnxhërs dhe të gjithë parashikojnë se një nga të parët që do t’i japë lamtumirën klubit është Eros Grezda. Futbollisti nuk grumbullohet me ekipin e parë që nga sezoni i kaluar dhe Xherard ia ka bërë të qartë se nuk beson më te ai, ndaj duhet të kërkojë një sistemim tjetër.

Trajneri la të kuptohet qartësisht se pret largimet e atyre që i cilëson si futbollistë të tepërt, edhe pse nuk përmend direkt emrin e Grezdës. “Do të jetë futbollistë që do të largohet nga klubi gjatë kësaj merkatoje. Unë i respektoj futbollistët e mi dhe nuk do të përmend ndonjë emër për momentin.

Duhet të jesh i ndershëm me lojtarët dhe t’i respektosh. Fatkeqësisht, unë mund të zgjedh vetëm 18 vetë për ekipin”, tha ish-futbollisti i njohur i Liverpulit. Për Grezdën pritet të kthehen në skenë skuadrat franceze që e kërkuan gjatë verës, pasi lojtari ka refuzuar mundësinë që të shkojë në një nga kampionatet në Lindjen e Mesme. /vipsport/