HomeKRYESOREXherdan Shaqiri “çmend” serbët, shikoni çfarë bën në Champions League (video)

Xherdan Shaqiri “çmend” serbët, shikoni çfarë bën në Champions League (video)

Xherdan Shaqiri është duke shkëlqyer me Liverpool në Ligën e Kampionëve. Futbollisti me orgjinë shqiptare, u besua si titullar sonte nga Jurgen Clopp, në sfidën e Liverpool kundër Crvena Zvezdës.

Në minutën e 45` të ndeshjes, Shaqiri u bë protagonist, pasi dha asistin e golit të dytë për Liverpool, që dyfishoi me Salah. Shaqiri merr një pas nga jashtë zone dhe menjëherë e shërben te Salah, që ndodhet afër portës kundërshtare. Futbollisti egjiptian dërgon topin në rrjetë, duke i çuar shifrat në 2-0 kundër skuadrës serbe.

Sakaq goli i parë për Liverpool u shënua nga Firmino në minutën e 20` të takimit. Në rast se sfida mbyllet me fitoren e Liverpool, skaudra e Jurgen Clopp shkon kuotën e 6-të pikëve në renditje.

Sakaq asisti i Xherdan Shaqirit për golin e dytë, duhet të ketë tërbuar jo pak serbët. Tifozët e kanë kontestuar dhe sulmuar jo pak futbollistin me orgjinë shqiptare, që luan për Liverpool dhe përfaqësuesen e Zvicrës./telesport/

https://www.youtube.com/watch?v=VUYG7DE8VCk

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments