Çdo ditë e më shumë po rriten zërat për inkuadrimin e Xherdan Shaqirit në ekipin e parë ku do t’i mundësonte Liverpool-it të fitonte Premier League.
Ish-mesfushori i Liverpool-it, Charlie Adam, e ka mbështetur Shaqirin që të jetë në ekipin e parë.
Ai madje ka kërkuar nga Shaqiri që të mos dekurajohet nga situata aktuale.
“Në një klub si Liverpool, ju duhen lojtarët më të mirë në skuadër tuaj dhe ata e kanë atë (Shaqiri)”, ka thënë Adam.
Dyshja ishin shokët e skuadrës për tri sezone në Stoke City.