Xhevahir Sukaj nuk po përjeton një sezon të mirë me Flamurtarin këtë sezon. Sulmuesi po pëson dëmtime të njëpasnjëshme dhe nuk ka arritur të jetë i gatshëm për të ndihmuar skuadrën e tij në këtë situatë të vështirë që po kalon.
Megjithatë, ditëve të errëta po i vjen fundi, pasi vetë sulmuesi, i ftuar në “Rubrika Sportive” deklaron se do të kthehet pas 10 ditësh.
“Kam pasur një dëmtim të vogël te pjesa e gjurit dhe besoj se brenda 10 ditëve do të jem në fushë. Ne e kemi për detyrë të respektojmë kampionatin deri në fund. Është një qytet sportdashës.
E kemi filluar shumë keq sepse nuk kishim lojtarë dhe kishim të vështirë të gjenim edhe fitoren e parë. Duam t’i prishim punë çdo skuadre që na del përpara. Një pjesë e ekipit vijnë nga ekipi i të rinjve.
Kreshpa, Rrapaj dhe Haruni janë lojtarë shumë të mirë dhe do i shërbejnë ekipit për të ardhmen. Mendoj se ka kontigjent të mirë. Me Tiranën e nisëm mirë dhe nëse Ribaj do të shënonte, Tirana nuk do fitonte.
Nëse Tirana fiton me Laçin do e ketë shumë më të lehtë rrugën për titull. Më pas do të jetë shumë e vështirë të arrihen”, u shpreh Sukaj. /vipsport/