Xhevahir Sukaj është një nga sulmuesit më të mirë shkodranë, i cili në Superiore veçse me Vllazninë e vendlindjes ka luajtur edhe me Elbasanin, Partizanin e Flamurtarin.

Ka pasur mundësinë të përballet me lojtarë nga më cilësorët në kampionatin tonë, ose t’i ketë shokë skuadre.

Së fundmi ai ka dhënë një intervistë të gjatë me Andi Kasmin dhe veçon disa emra lojtarësh për cilësitë e tyre dhe jo vetëm.

“Vioresin Sinani të merrte ‘zvarrë’, Hamdi Salihi kishte veti të rralla ndërsa Mentor Mazrekaj ishte kënaqësi për sytë”, thotë Sukaj.

Sigurisht nuk i shmang as kundërshtarët në intervistën e dhënë, duke veçuar dy prej tyre: “Nga kundërshtarët veçoj Nevil Deden si më inteligjentin dhe Rezart Dabullën më të ashprin nëpër dyluftime”. /abcnews