Liga e Futbollit ka vendosur që kampionati të mos rifillojë as këtë javë, edhe pse disa drejtues klubesh në mbledhjen e fundit kanë filluar të hedhin dyshime nëse duhet të vazhdojë ky bojkot apo jo.

Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, në një intervistë për “Fax Sport”, ka trguar disa nga këto diskutime, duke zbuluar se kishte pasur edhe mes atyre të cilët të shqetësuar kishsin reaguar pasi po shpenzonin shuma të mëdha dhe nuk po shihnin ekipet e tyre në fushë.

Presidentët janë të vendosur për të shkuar deri në fund, se kanë kontribut për sportin, kanë dhënë nga xhepi i tyte shumë para për të arritur këtë aktivitet. Nuk duhen paragjykuar negativisht, por të vlerësohet merita.

Kam parë vendosmëri nga pjesa e tyre. Kam dëgjuar edhe për masa ekstreme si të mos luajmë deri në fund të sezonit, pa u zhvilluar kampionati. E përsëris që nuk mund të gjykohën njerëz të biznesit që kanë dhënë nga pasuria e tyre për këtë sport.

U bënë dy muaj që vazhdon bokoti dhe ka pasur një negociator, zotin Ylli, që nuk po e shohim të bëjë ndonjë lëvizje. Koha ka qenë e plotë, që kur ka filluar ky proces, duhej të ishim ulur e diskutuar pikat, ndoshta mund të tolerohen në modalitete, por është koha mëse e mjaftueshme që duhej të ishte bërë diçka.

Shpenzimet janë të mëdha, por edhe kauza është e madhe, kemi dhënë alternativa të forma e protestës, por nuk mund të flas më shumë se ata kanë kontribut të madh që kanë dhënë dhe nuk mund të paragjykohen”, shpjegoi Xhaferi. /vipsport/