Futbolli i femrave në vendin tonë ka lindur 15 vjet më parë, pikërisht me krijimin e ekipit të parë “Juban Danjes”, ndërkohë që kampionatet dhe ndeshjet zyrtare kanë filluar para 11 vitesh.

E në këtë periudhë, nëse ka një futbolliste që mund të konsiderohet simboli i kësaj loje në vendin tonë, ajo është Megi Doçi, futbollistja që sot mbush 24 vjeçe dhe me këtë rast gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura!

Ka lindur në Burrel më 15 tetor 1996, por fëmijërinë e saj e ka kaluar në Tiranë, ndërkohë që rininë dhe emocionet e mëdha të futbollit i ka përjetuar prej më tepër se 8 vitesh në Shkodër. Megi Doçi është e rrallë për nga mënyra si e dashuron futbollin, sakrificën që ka bërë për të dhe sot është e lumtur që ka arritur diçka

Një lojtare që ka bërë për vete të gjithë dhe jo vetëm në Shqipëri. Ajo për vitin 2018 dhe 2019 është shpallur golashënuesja më e mië në botë sipas një studimi të bërë nga një organizatë spanjolle që merret me statistikat e futbollit të femrave. Nga ana tjeter prej disa sezonesh, Doçi eshte fituese e “Kepuces se Arte” ne kampionatin tone.

Në Shqipëri ndërkohë ka shënuar deri më tani vetëm në ndeshjet e kampionatit plot 454 gola dhe duke i shtuar atyre edhe golat në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, në Kupat e Europës dhe ato me kombëtaren, shifra sigurisht që e kalon numrin 500 dhe kjo është diçka fantastike.

Sigurisht që futbolli i femrave në vendin tonë evolon çdo vit por me siguri që futbolliste si Megi Doçi do të kalojnë edhe shumë vite të tjera dhe nuk kemi për të parë./SHKODRA-SPORT.COM/