Gazetari Pano Xhixho, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se te Partizani do të bënin gabimin më të madh, nëse do të mendonin se janë të kualifikuar ndaj Saburtalo, pavarësisht fitores në ndeshjen e parë.

Sipas Xhixhos, Saburtalo në minutat e fundit tregoi se është një skuadër e rrezikshme dhe në raste të caktuara fati ishte me skuadrën shqiptare.

Te Partizani do bënin gabimin më të madh nëse mendojnë që janë kualifikuar apo janë afër kualifikimit. Është vetëm një ndeshje dhe goli në fushën kundërshtare nuk është asgjë tani.

Saburtalo e tregoi edhe në minutat e fundit, që është një skuadër e rrezikshme. Ka disa lojtarë cilësorë. Është një nga ekipet që mbahet për akademinë më të mirë në Gjeorgji. Në momente të caktuar, kishin raste të pastra, fati ishte me Partizanin në raste të caktuara.

Partizani ka marrë maksimumin. Do ishte më mirë nëse Cvetanoski do shënonte edhe të dytin. Të fitosh jashtë në Europë, është një lajm i mirë edhe për skuadrat shqiptare.