Superiorja do të luajë të hënën javën e fundit, ku do të jepen edhe verdiktet përfundimtare.
Në lidhje me këtë, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli gazetari Pano Xhixho.

Sipas tij, ka qenë një kampionat i luftuar deri në fund, ndërsa shtoi se rivaliteti nuk do të thotë domosdoshmërish cilësi, por do të thotë garë e ndershme deri në fund.

Si mund të mos quhet kampionat i luftuar, kur verdiktet do të vendosen në javën e fundit?! Nuk kemi ende një ekip kampion, skuadrën e dytë që bie dhe të katërtën që shkon në Europë. Është një kampionat i luftuar deri në fund.

Nëse kemi kampionate të tilla çdo vit, duhet të jemi të qetë me veten, që është një kampionat i luftuar deri në fund. Rivaliteti nuk do të thotë domosdoshmërish cilësi, por do të thotë një garë e ndershme deri në sekondën e fundit. Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë deri në fund.

Ky kampionat do të ketë cilësi, kur të shëndoshen financat e presidentëve. Deri në momentin që e ardhura e presidentëve, është shitja e lojtarëve, nuk mund të pretendojmë për cilësi.