Gazetari i sportit, Pano Xhixho, duke folur për sitautën te Partizani, tha se pak ditë më parë ka pasur një takim mes Ilir Dajës, Olsi Ramës dhe Gazment Demit, ku është folur për të ardhmen e trajnerit.
Xhixho në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se ende nuk është marrë një vendim, por shtoi se aventura e Dajës te Partizani ka përfunduar.
“Kur je president apo zyrtar i një klubi, vjen një moment që të marrësh vendime. 18 pikë në 15 ndeshje, djeg te Partizani. Trajnerin e ul dhe e ngre rezultati.
Te deklarata e Dajës, kishte sinjale largimi. Mesa di unë, para pak ditësh pa pasur një takim mes Dajës, Olsi Ramës dhe Gaz Demi. Nuk është marrë një vendim. Me atë që nuhas, aventura e Dajës te Partizani ka përfunduar.
Pas derbit të parë, Daja e paraqiti dorëheqjen, por kjo humbje e dytë duket se nuk është kapërdirë dot.”, u shpreh Xhixho.