Gazetari Pano Xhixho, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për mbylljen e sezonit të rregullt.

Xhixho, deklaroi se tani kampionati futet në fazën më të bukur. Sipas tij, Skënderbeu ishte surpriza e madhe, por e meritonin “Final Four”.

Kampionati tani futet në fazën më të bukur. Nuk dimë ende kampionin dhe skuadrat e Europës. Kemi edhe finalen e Kupës., Do jenë një kartolinë e bukur për Shqipërinë. 36 javët, kanë çuar skuadrat që e meritonin për të qenë në “Final Four”.

Skënderbeu ishte skuadra me më shumë fitore, se Tirana dhe Dinamo, para ndeshjes me Vllazninë. Egnatia e meritonte, po ashtu edhe Partizani, pavarësisht oshilacioneve.

Edhe Vllaznia në një sezon të plotë, plotësisht e merituar. Skënderbeu ishte surpriza, por e meritonin. Nuk ishin pikë të dhuruara. Skënderbeu është skuadra që i ka hapur më shumë punë Partizanit dhe Egnatias.

Duhet përmendur edhe bonusi që do marrin skuadrat. Egnatia fiton 100 milionë lekë, Partizani 70 milionë, Vllaznia 50 milionë dhe Skënderbeu 20 milionë.