Xhudistët e Vllaznisë kanë bërë edhe një tjetër paraqitje të mirë. Këtë herë në kampionatin individual kombëtar për të rritur e për kadetë. Ai është zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit dhe në të kanë marrë pjesë të gjithë ekipet e liçensuara pranë Federatës Shqiptare të Xhudos. Sportistët shkodranë kanë arritur rezultate shumë të mira në këtë kampionat duke zënë shumë vende të para. Madje, më shumë vende të para se të gjithë ekipet e tjera pjesmarrëse. Natyrisht që ky është një sukses i ekipit të Vllaznisë të drejtuar nga trajnerja Aurora Shkoza.

Ja rezultatet e arritura për secilin nga sportistët pjesmarrës nga ekipet e Vllaznisë:
Kadete:
Xhensila Gjoka         vendi i pare 40kg
Sara Kovaci             vendi i pare 44kg
Aurora Dema          vendi i pare  48kg
Fatlime Hasani         vendi i pare 57kg
Fabjona Hasani         vendi i pare 63kg
Laje Hyka                vendi i dyte 63kg

Kadet:
Luka Lukaj              vendi i dyte 50kg
Demian Cuni            vendi i dyte 55kg
Xhovani Shkoza       vendi i pare 66kg
Emanuel Guri          vendi i pare 81kg

Te Rritura:
Aurora Shkoza        vendi i pare 57kg
Anxhela Krasniqi      vendi i pare 63kg
Alma Hasani           vendi i dyte 70kg
Julanda Bacaj         vendi i pare -78kg

Te rritur:
Roland Vasija          vendi i pare 60kg
Kristjan Lleshi          vendi i dyte 66kg
Lurian Kaci             vendi i dyte 73kg
Juli Marku              vendi i pare 90kg
Ndoc Ndoci           vendi i pare +100
© shkodrasport.com