Pas dy humbjesh rradhazi për kupë ndaj Tiranës dhe në kampionat ndaj Kamzës, ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj rikthehet tek fitorja. Ajo ka fituar pasditen e sotme ndaj ekipit të Teutës brenda në Durrës me rezultatin 64-48. 16 pikt e diferencës me durrsakët tregojnë më së miri se djemtë e Gjeçajt nuk e kanë patur të vështirë ta fitojnë këtë takim. Një fitore me shumë vlera për kuqeblutë të cilët po përpiqen të kalojnë momentin e vështirë që po kalonin.

Në takimin e sotëm, pikashënuesi më i mirë për ekipin shkodran ka qenë sërish amerikani Allen Corey me 17 pikë të shënuara. Pas tij vijnë Herion Faslija me 12 pikë dhe Nikolla Gjokoviç me 10 pikë. Takimi i javës së ardhshme me Tiranën brenda në kryeqytet do të jetë shumë përcaktues sa i takon pozicionimit të ekipit shkodran. Ai aktualisht ndodhet në vend të tretë me pikë të barabarta me bardheblutë megjithatë deri javën e ardhshme sepse gjërat më pas mund të marrin rrjedhë tjetër