HomeSPORTE TE TJERAXhudistët shkodranë në dy aktivitete, në Prishtinë dhe Podgoricë

Xhudistët shkodranë në dy aktivitete, në Prishtinë dhe Podgoricë

Më 25 nëntor, xhudistët e Albania Judo Kodokan, që përfaqëson sportistët e klubit Vllaznia në xhudo dhe të Vaut të Dejës, do të marrin pjesë në dy aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare. Në Prishtinë do të organizohet me këtë datë kupa “Adem dhe Hamz Jashari”. Ky aktivitet do të mbahet në qendrën sportive me të njëjtin emër dhe në të do marrin pjesë xhudistë nga disa vende të Rajonit dhe në disa kategoria. Albania Judo Kodokan do të përfaqësohet me këta sportistë: Krismando Bisha (60 kg junior), Leonard Qafiku (66 kg senior), Xhulio Kaci (73 kg junior), Aldo Shkoza (81 kg senior) dhe Ndoc Ndoci (100 senior). Trajner i ekipit në këtë aktivitet do të jetë Anton Cena. Në të njëjtën ditë, në Podgoricë do të zhvillohet turneu tjetër Ndërkombëtar i xhudos. Në të do të marrë pjesë një ekip më i plotë nga Shkodra që do të drejtohet nga presidenti i Albania Judo Kodokan Anton Shkoza dhe trajneri Angjelin Dedaj. Në përbërje të ekipit do të jenë sportistët: Dorian Gega (pesha 28 kg), Xhoel Nikaj (34 kg), Reoland Vasia (34 kg), Taison Geshtenja (55 kg), Xhovani Shkoza (55 kg), Amelio Marku (60 kg), Elvis Mhilli (66 kg) dhe Luigj Shkoza (73). Sipas presidentit Shkoza, objektivi per kete pjesmarrje ne keto dy aktivitete eshte zenia e disa vendeve te para nga sportistet e kesaj Akademie.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments