Unioni i Gazetarëve Shqiptar ka organizuar edicionin e pestë të dhënies së çmimeve “Hamit Boriçi” për gazetarët e qarkut Shkodër të ndarë sipas fushave të ndryshme.I pranishëm në Shkodër ishte edhe gazetari, pedagogu dhe autori i një sërë librash Hamit Boriçi të cilit këshilli bashkiak i Shkodrës i akordoi titullin me motivacionin ‘ Mirënjohja e Bashkisë Shkodër‘.

Ky çmim u dorëzua nga kryetarja e këshillit bashkiak Brisela Kadija. Ceremonia u drejtua nga kryetari i UGSH Shkodër, Gaspër Marku, ndërsa kanë qenë të pranishëm shumë kolegë nga gjithë qarku i Shkodrës.

Ajo qe ra ne sy ishte edhe nderimi i disa prej figurave te njohura te gazetarise sportive dhe jo vetem. Per t’u evidentuar eshte çmimi qe iu dha gazetarit te mirenjohur shkodran qe prej vitesh jeton ne Korçe, Tonin Frroku.

Frroku u vleresua per kontributin e tij mbi 40 vjeçar qe ka filluar ne Radio Shkodra, per te vazhduar me gazetat “Jeta e Re” dhe “Bashkimi”, e per te vijuar pastaj me shume media te tjere, nder te cilat per shume vite me rradhe edhe tek gazeta “Sport Ekspres”.

Nje tjeter gazetar qe u nderua sot ishte Gjon Gjeka, nje nga themeluesit dhe kontribuesit e medhenj ne vite edhe te portalit “Shkodra Sport” ne rolin e gazetarit por edhe te fotoreporterit, nderkohe qe tashme eshte pjese edhe e televizionit A2 CNN.

Çmimi “Hamit Boriçi” shkoi sot edhe Faik Sadikun, pasionantin e madh te futbollit dhe sportit, pikerisht per ate kontribut te shkelqyer ne botimin e disa biografive sportive per emra te tille si Sabah Bizi, Medin Zhega, Xhevdet Shaqiri e Muhamet Dibra si dhe historiku i peshengritjes shqiptare./SHKODRA-SPORT.COM/