Diten e djeshme ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit u zhvillua Kupa e Shqiperise ne xhudo per Senior, Cadet dhe Pre-Cadet. Si zakonisht tashme ne aktivitete zyrtare te ketyre niveleve marrin pjese dhe xhudista shqiptar qe jetojne ne Europe dhe jane te licensuar ne ekipet tona sportive.

Pjesmarres ne kete aktivitet ka qene edhe ekipi i Vllaznise i drejtuar nga trajneri Angjelin Dedaj. Edhe kete here rezultatet pozitive te xhudisteve shkodrane nuk kane munguar teksa arriten te zene 5 vende te para, 2 vende te dyta dhe 2 te treta.

Fitues te Kupes se Shqiperise pas paraqitjeve te mira kane rezultuar te jene sportistet: Demian Çuni -90 kg dhe Markeljan Tanushi -100kg per kategorine Seniore. Po ashtu edhe Viktor Marku -66 kg dhe Ronaldo Toma – 73kg per kategorine kadete si dhe Krista Kovaçi pesha – 52 kg. Duhet theksuar se kjo e fundit zhvilloi ndeshjen me te forte te aktivitetit dhe me rivalitet perballe Desara Ndocit te Beselidhjes, ndeshje e cila shkoi dhe ne Golden Score dhe ne fund u fitua nga sportistja shkodrane.

Nderkohe vende te dyta kane zene Xhovani Shkoza ne peshen -73 kg ne kategorine Seniore dhe Paulo Zhuri ne peshen -55kg ne kategorine pre- kadete. Vende te treta kane arritur te zene Kristjan Gjoni ne peshen -60 kg dhe Rafael Marku ne peshen -55kg ne kategorine pre-kadete. Ky ishte aktiviteti i fundit i ketij viti qe organizohet nga Federata Shqiptare e Xhudos dhe mbyllet me nje tjeter sukses nga sportistet kuqeblu./SHKODRA-SPORT.COM/