Ndeshja mes Vllaznisë dhe Bylisit vazhdon të diskutohet akoma në studio sportive. Arbitrimi mbetet një temë e nxehtë në futbollin shqiptar, e gjithmonë ka vend për polemika. Gazetari Ylli Aga është i ftuar  në Presing te Abc News, ku jep mendimin e tij.

Ai shprehet: ”Nuk e kam parë Pregjën.  Ka shqetësuar deklarata e Licit. Duke qënë në dijeni të punës së administarorit të Vllaznisë, ka qënë lapsus për të fryrë tifozërinë për të mbushur stadiumin.

Nuk është e efektshme. Kjo bëhet për të rritur presionin. Ndjej keqardhje që gjëra të tilla gjejnë përkrahje. Duhet familjarë e fëmijë të jenë në stadium. Kur flas për Licin, e marr si të tërën.

Aga shton : ”Përvec se presion, e shoh si një sulm jo fair ndaj drejtuesve të Tiranës. Ti krijon një kundërshtar që po vjen të të dëmtoj ty. Më pranë me llogjikë shoh Hamitin si arbitër. Te Vllaznia-Tirana, nuk u dha penallti për Vllazninë.  Gjyqtarët nuk duhet të gabojnë. Ata kanë pasur probleme. Të gjitha skuadrat janë penalizuar”./newsport/