Gazetari sportiv Ylli Aga mendon se Vllaznia i ka të gjitha mundësitë për të fituar titullin kampion këtë sezon. Ai ishte i ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, që drejtohet nga moderatori Gerti Çarçani, aty ku foli për ekipin kuqeblu.

Aga tha se çdo gjë sa i takon fitimit të titullit varet nga këmbët e futbollistëve të Vllaznisë dhe paraqitja e tyre, ndërsa u shpreh se ekipi kuqeblu ka sulmin më të mirë në kampionat.

“Besoj se ka ende mundësi për titullin kampion Vllaznia. Kuqeblutë kanë gjithçka në këmbët e tyre. Ata i kanë mundësitë e tyre. Vllaznia luan dy ndeshje në shtëpi tani dhe mbetet për t’u parë me mjaft interes.

Besoj reparti i sulmit të Vllaznisë është absolutisht më cilësori në kampionat. Mendimi im është që Vllaznia ka sulmin më të mirë në kampionatin shqiptar padyshim. Të paktën, ky është opinioni im”,-tha gjatë prononcimit të tij, gazetari i SuperSport, Ylli Aga.
Maringlen ZHIVANI