Merkatoja e Arsenalit deri në këto momente është nga më të dobëtat në Angli dhe jo vetëm. Skuadra deri tani nuk ka bërë blerje për formacionin titullar, gjë që i zhgënjen tifozët.
Ylli i Ajaskit, Hakim Zijesh dëshiron të bashkohet me “Topçinjtë”, por Arsenali nuk po lëviz, siç raporton “The Sun”.
Mark Overmars ka dalë hapur dhe ka thënë se lojtari është në shitje dhe skuadra që jep 25 milionë euro sa është klauzola e tij, mund të ketë shërbimet e marokenit.
Arsenali tashmë ka mbetur bllokuar nga Ozil, i cili përfiton një rrogë të lartë dhe nuk po gjen dot një skuadër të re. Nëse do t’i duhet që të bëjë një blerje të mirë këtë merkato, skuadra londineze duhet të lëvizë, pasi Zijesh pëlqehet dhe nga skuadra si Roma apo Mançester Siti.
Marokeni 26-vjeçar, u ble nga Tuente dhe doli një blerje e goditur për Ajaksin. Sezonin që lamë pas ai shënoi 21 gola dhe dhuroi 18 asist, statistika të përkyera për një sulmues krahu.