Përtej eliminimit të Bayer Leverkusen nga rusët e Krasnodar, nuk ka patur surpriza në turnin e Europa League, aty ku të gjithë ekipet më të mëdha kanë kaluar turnin.

Kalojnë italianet Napoli dhe Inter, që arrinë të mposhtin lehtësisht 2-0 Zyrihun dhe 4-0 Rapidin e Vjenës. Pa kapitenin Icardi, Interi rigjen lojtarët e kritikuar si Perisic, autor i një supergoli , por edhe të “harruar” si mbrojtësi Ranocchia.

Edhe anglezet Chelsea dhe Arsenal kualifikohen me goleadë ndaj BATE Borisov dhe suedezëve të Malmoe.

Valencias i mjafton një gol për të mposhtur Celtic, kurse të dy ekipet turke, Fenerbahce dhe Gallatasaray bien nga Zeniti rus dhe Benfica.