HomeKRYESOREYlli i futbollit portugez zgjedh Dubain për të kremtuar Krishtlindjet

Ylli i futbollit portugez zgjedh Dubain për të kremtuar Krishtlindjet

Cristiano Ronaldo ka zgjedhur të festojë Krishtlindjet me familjen e tij në Dubai. Ylli portugez ka marrë pushimet nga stërvitja e tij për t’iu përkushtuar familjes.

Ai ka postuar në Instagram një foto, ku shihet përkrah të dashurës së tij, Georgina Rodriguez së bashku me katër fëmijët  dhe një babagjyshi, e gjitha për t’ju  përshtatur siç duhet atmosferës së kësaj feste.

Nga fotoja dallohet qartë se sa i lumtur është me familjen Ronaldo. Ai ka mundësinë të çplodhet para nisjes së sezonit futbollistik dhe në familje do të gjejë energjitë e duhura për të realizuar objektivat e tij. Të gjithë e dinë, se sa kërkues është portugezi./abcnews/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments