Gazetari Lirim Zalla, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për ndeshjen mes Skënderbeut dhe Partizanit, e cila u fitua nga korçarët.Referuar ofendimeve në fillim të takimit, Zalla deklaroi se tifozët për të sharë shkojnë në stadium.

Sipas tij, ndeshjen e fitoi trajneri i Skënderbeut, ndërsa shtoi se Zekic duhet të zgjedhë cilët do të jenë sulmuesit titullarë.

“Tifozeria në stadium për të sharë shkon. Sesa është niveli dhe ku arrin kjo… Në Shqipëri merret në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës. Tifozeria për të shfryrë vjen në stadium, nuk e marr për bazë.

Të gjitha skuadrat e shohin të mundshme vendimin e katërt. Të 10 skuadra, e shikojnë të mundshme vendimin e katërt. E kanë objektiv këtë. Duke luajtur në katërshe, kanë mundësinë për të shkuar në Europë.

Ndeshjen e fitoi trajneri i Skënderbeut. Trajneri i Partizanit nuk ia doli dot të fiksojë sulmin. Nuk mund të kesh 5 lojtarë të mirë në sulm, duhet të fiksosh dy sulmuesit. Në momentin që u bënë ndërrimet, u krijuan dy raste të pastra.

Zekic duhet ta fiksojë kush është formacioni dhe kush do luajë në sulm. Kush është përgjegjës për golat te Partizani?! Ka të drejtë për ankesën, që skuadra nuk reagoi pas golit. Ai është shumë përpara skuadrës, por ekipi nuk po e ndjek”- eshte shprehur Zalla.