Gazetari Lirim Zalla, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se trajneri Silvinjo, mund të bëjë listën si të dojë, sepse ka rezultatet në favor.

Sipas tij, ky është grupi që e solli Shqipërinë deri këtu dhe nuk ka arsye përse të ndryshohet. Zalla dekalaroi se nuk do e pranonte që Broja të lihej jashtë Europianit.

“Silvinjo mund të ketë çfarëdo liste të dojë. Ka rezultatet. Lista është e plotë dhe e kompletuar. Lojtarët janë në formë. E meritojnë të jenë këtu, sepse na sollën deri këtu. Nuk ka pse të diskutohen zgjedhjet.

“Për ndeshjen që do festojmë kualifikimin, do ketë tifozë nga e gjithë bota dhe duan të vijnë në Tiranë. Silvinjo ka bërë grupin për të fituar, nuk mund të mendojë për barazim. Kemi ardhur në një moment, kur edhe Broja është jashtë. Janë shumë njerëz jashtë. Kur ka pasur ndonjëherë Shqipëria 11 sulmues?!

Nuk i kemi pasur kurrë kaq sulmues të mirë. Nuk pajtohem në rast se Broja nuk vjen në Europian. Nuk e kemi luksin, që sulmuesin e Chelsea ta lëmë jashtë. As Italia nuk do e linte jashtë”.