“Zbardhen” emrat e tre basketbollistëve amerikanë të ardhur sot tek Vllaznia. Ato janë Michael Hundley, Austin Dasent dhe Malik Carter. Të tre ata vijnë për herë të parë në Shqipëri dhe Europë ndërkohë kanë luajtur në ekipe kolegjesh në vendin e tyre.

Drejtuesit e Vllaznisë kanë marrë lojtarët që i duhen për pozicionet ku ata kanë më shumë nevojë. Kështu për shembull, Michael Hundley luan në pozicionin 4 dhe 5, është 2.06 m i gjatë dhe është 25 vjeç.

Vllaznia e ka patur shumë të nevojshme marrjen e një lojtari për pozicionin 5 dhe me Hundley besojnë se kanë bërë zgjedhjen e duhur. Austin Dasent ndërkohë mësohet se është 22 vjeç dhe luan në poziconet 2 dhe 3 ndërsa Malik Carter luan në pozicionet 1 dhe 2.

Këto përforcime konsiderohen të rëndësishme dhe pritet të japin menjëherë efektin e vet tek Vllaznia.

Sonte tre amerikanët do të zhvillojnë edhe seancën e parë me ekipin shkodran teksa do të vihen menjëherë në dispozicion të trajnerit kroat Neven Plantak.
© shkodrasport.com