“Zbardhen” emrat e arbitrave që do të drejtojnë sot pasdite në stadiumin “Loro Boriçi” ndeshjen Vllaznia- Kukësi. Sektori i arbitrave pranë FSHF-së duke e konsideruar një nga sfidat më të rëndësishme të javës, ka vendosur t’ia besojë drejtimin e saj një arbitri me stemën e FIFA-s. Bëhet fjalë për lezhjanin Eldorian Hamiti i cili do të ketë edhe ndihmën e asistentëve Ridiger Çokaj e Paulin Simon ndërkohë që arbitër i katërt do të jetë Blerim Ziri.

Vëzhgues i arbitrave në këtë ndeshje do të jetë Besnik Kaimi nga kryeqyteti ndërsa delegat i Federatës Shqiptare të Futbollit, Besnik Çela.