Portieri shqiptar Marco Molla do ta nisë nga fusha si titullar edhe Botërorin e 17 vjeçarëve që po zhvillohet në Brazili. Futbollisti me origjinë nga Thethi do të jetë në katërkëndëshin e portës së kësaj kombëtareje edhe ne kete kompeticion shume te rendesishem

Stafi teknik i kombëtares italiane ka vendosur t’ia besojë portën atij në ndeshjen që do të startojë sonte në orën 21.00 përballë Solomon Islands, ndeshje kjo e vlefshme për grupin F, grup në të cilin bëjnë pjesë edhe Meksika dhe Paraguaji.

Ndonese ne dispozicion jane edhe portieret Gasperini e Rinaldi, ne fund eshte vendosur qe ne porte te jete Molla i cili vertete mban fanellen me numrin 21 megjithate kjo nuk do te thote asgje sepse titullar do te jete ai dhe vetem ai.

Në fakt nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Molla edhe në Kampionatin Europian që u zhvillua në muajin maj në Irlandë ka qenë titullar, kampionat në të cilin të kaltrit arritën deri në finale dhe padyshim që një kontribut në këtë sukses e pati edhe ai.

Edhe ne ndeshjet e Boterorit qe ka startuar ne Brazil, Italia U17 do te tentoje te beje sa me mire per te shkuar pse jo ne finale dhe per te tentuar fitoren e ketij trofeu. Duke pase nje garanci si Molla ne porte, kjo padyshim qe mund te jete mese e mundshme.
www.shkodrasport.com